Rudi Garcia trajneri i ri i Napolit

Garcia ka nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare me një opsion për një të tretë për 2.5 milionë në sezon plus bonuse.

Napoli i befasoi të gjithë teksa njoftoi për trajnerin e ri: Rudi Garcia. Francezi i cili vetëm pak javë më parë ishte trajner në Arabinë Saudite me Al Nasr të Kristiano Ronaldos.

Për 59 vjeçarin Italia përbën rikthim pasi në 2013 deri në 2016, ka drejtuar Romën.

Ndërkohë trajneri i ri i Napolit, Rudi Garcia, ka dhënë reagimet e para në kanalet e tij sociale pas zyrtarizimit të emërimit të tij pas Spaletit:

“Kënaqësi të bashkohesh me projektin e Napolit. Sa kënaqësi që kthehem në Itali. Jam i motivuar dhe ambicioz tani si asnjëherë më parë për të vazhduar të sjellë në majë ngjyrat e kampionëve të Italisë”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!