Mesi thyen rekordin personal në Pekin

Goli me të cilin Lionel Mesi hapi rezultatin në miqësoren kundër Australisë është një gol historik për yllin argjentinas: është goli më i shpejtë i shënuar në karrierën e tij, pas vetëm një minutë e nëntëmbëdhjetë sekondash.

Mesi priti topin në hyrje të zonës dhe me këmbën e majtë gjeti këndin në të djathtë të portierit kundërshtar. Spektakolar goli numër 103 personal me Argjentinën e cila fitoi 2-0 në takimin miqësor me ‘Kangurët’ në Kinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!