Ranieri ngjit Kaljarin në Serie A, qëndron Verona

Play Off Serie B: Bari- Kaljari 0-1 (Pavoleti 90+4′)
Finale për të qëndruar: Specia- Verona 1-3
Kaljari i trajnerit Klaudio Ranieri është skuadra e tretë e Serie B që merr biletën për në elitën e futbollit italian.
Pas Frosinones dhe Xhenovas pak çaste më parë u çertifikua dhe e treta teksa pas dy ndeshjeve Bari- Kaljari skuadra sarde ia ka dalë të shënojë në minutën e 94′-të me Pavoleitin me kokë.
E ndërsa ishin përgatitur për festë, pas 96-minutave (u akorduan 6′ shtesë), miqtë të cilët kishin barazuar në sfidën e parë në shtëpi 1-1, gjetën golin e triumfit pikërisht kur duhej. Meritë e padikutueshme jo vetëm e skuadrës por dhe e një “dhelpre” të vjetër si trajneri Ranieri.
Ndërkaq bileta e fundit i takoi pak minuta më vonë në ‘Spareggio’-n mes Specias dhe Veronës pikësisht Hellas Veronës.
Me dy gola të Ngong dhe një të Faraonit, skuadra e trajnerit Zafaroni kalon pas fitores 1-3 duke ruajtur vendin në Serie A./ Sportiim.al/