Euro 2024 / Kombëtarja ndeshje kontrolli në “Elbasan Arena”

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot një ndeshje kontrolli brenda grupit në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena” me grupin që fillimisht punoi me disa ushtrime me topin dhe më pas trajneri Silvinjo e ndau ekipin në dy pjesë në këtë ndeshje stërvitore.

Të pranishëm ishin të 24 lojtarët që janë paraqitur tashmë në grumbullim, ndërkohë që për të plotësuar grupin stafi teknik kishte marrë në këtë ndeshje kontrolli edhe disa nga lojtarët e Kombëtares U-19, që ka nisur sakaq grumbullimin për dy miqësoret ndaj Kosovës.

Lojtarët janë shfaqur në formë të mirë, duke treguar përkushtim maksimal në këtë ndeshje kontrolli, teksa stafi teknik është shfaqur i kënaqur me paraqitjen dhe me përgjigjet e marra nga ky test stërvitor. I gjithë grupi është stërvitur normalisht dhe nuk ka asnjë lojtar e probleme fizike.

Nga lista me 26 emrat mungojnë vetëm Jasir Asani dhe Kristjan Asllani, të cilët kanë impenjime me klubet respektive dhe pritet të bashkohen brenda të hënës me ekipin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!