Zyrtarizohet Magani, Lushnja me projekt ambicioz

Gugash Magani ka firmosur një kontratë sezonale me Lushnjën në Kategori të Parë. Peqinasi i njohur ka në kontratë dhe opsionin e rinovimit për një sezon tjetër. Teksa ai u prezantua nga Presidentja Sefa, Magani e quajti privilegj angazhimin e ri me lagunarët.

Magani:

“Presidentja e klubit më ka kontaktuar edhe herë të tjera, ndihem i privilegjuar. Për mua është një farë vlerësimi që jam këtu, për mua Lushnja është një skuadër si të gjitha ekipet e Superiores, ka histori ka traditë. Kam firmosur një kontratë 1+1, nëse të dyja palët do të jenë të kënaqur atëherë mund të vazhdoj dhe sezonin e ardhshëm.”

Merkatoja? “Duhet të jemi të kujdesshëm në zgjedhje. Kush lojtar ka kontribuar dhe ka bërë histori me Lushnjen do të jenë pjesë e projektit tim. Padyshim që do të punojmë për të përforcuar skuadrën.”

Në këtë pozicion Gugash Magani teksa ishte në krye të Besës së Kavajës mori vendin e Klevis Dalipit i cili mbylli më 1 qershor 2023./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!