Memelli pankina e re e Vllaznisë

Drejtori sportiv Elvis Plori ka prezantuar në mënyrë të beftë sot Migen Memellin si trajnerin e ri të Vllaznisë. Por jo vetëm kaq. Së bashku me pogradecarin. Plori shfaqi dhe zëvendëstrajnerin e ri Ndriçim Shtubina.

Më pas ka folur trajneri i ri:

“Dua të falënderoj klubin, njerëzit që e përfaqësojnë, presidentin dhe drejtorin Plori që më besuan detyrën e trajnerit. E di që është punë shumë e vështirë të jesh trajneri i Vllaznisë, më është ngarkuar një përgjegjësi shumë e madhe.

Nisur nga ky fakt, dua të shtoj që pa dashur të futem më thellë, po i bie shkurt, e fundit është që do të mundohem në bindjen time të jem një njeri i ndershëm e sa më punëtor për objektivat e Vllaznisë”.

Objektivat? Së pari është formimi i skuadrës, të formojmë një skuadër sa më konkurruese. Pastaj është të hedhim hapa të vegjël dhe të sigurt. Ajo që na bind dhe është detyrë, është që nga nesër të fillojmë përzgjedhjen për të ndërtuar një skuadër sa më kompetitive për qytetin, tifozët e klubit.

Shkodra meriton një skuadër kompetitive, një ekip që ka dëshirë për të ecur përpara. Në katër vitet e fundit Vllaznia ka fituar Kupën dhe është përfaqësuar në Europë, në sajë të kësaj vazhdimësie na bie për detyrë të bëjmë të njëjtën gjë.

Nuk kam folur ende me presidentin se ai është jashtë Shqipërisë, ia ka deleguar bisedimet drejtorit. Kur të kthehet do të flasim për të vazhduar punën e folur për vazhdimësinë.

Fillimisht do të përqendrohemi te ndërtimi i skuadrës e pastaj gjërat e tjera”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!