Mazrekaj largohet nga Laçi

Pas një aventure brilante për afro 3 vite, anësori nga Prishtina Mentor Mazrekaj ka mbyllur me Laçin. Njoftimin e ka dhënë vetë 34 vjeçari në një postim në rrjete.

Mazrekaj shkruan në Facebook:

“Ju njoftoj nëpërmjet këtij postimi që nga sot nuk jam më pjesë e KF Laçi. Falënderime të veçanta për presidentin Pashk Laska dhe Prof Shpëtim Duro që mundësuan rikthimin tim në futbollin aktiv. Kanë qenë 3 vite të mrekullueshme me rezultate historike si në kampionatin Shqiptar ashtu dhe në arenën ndërkombëtare me kalimin e shumë tureve. Falënderime për të gjithë tifozët që na përkrahën pavarësisht rezultateve. Me shumë respekt Mentor Mazrekaj”, shkruan futbollisti nga Prishtina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!