Benzema lojtari më i ri i Al Itihad

  • Arabia Saudite planifikon të shpenzojë 20 miliardë euro për të tërhequr emrat më të mëdhenj në ligën e tyre gjatë dy viteve të ardhshme.

Karim Benzema fluturon në Arabinë Saudite. Sulmuesi francez, fitues i Topit të Artë 2022, pas largimit nga Real Madridi nënshkroi një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026 me Al Itihad, klubi rival i Al Nasr ku luan ish-bashkëlojtari i tij Kristiano Ronaldo.

Pas prezantimit ka folur Benzema i cili ndër të tjera tha:

“Al Ittihad është një sfidë e re për mua. Është një ligë e mirë dhe ka shumë lojtarë të mirë.

Cristiano Ronaldo është tashmë këtu, ai është një mik që tregon se Arabia Saudite ka filluar të ecë përpara dhe unë jam këtu për të fituar siç bëra në Europë”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!