Prishtina fiton Kupën e Kosovës

Finale: Gjilani- Prishtina 0-2 (Hamiti 67′, Pefqeli 76′)

Finalja e Kupës së Kosovës luajtur sot në “Fadil Vokrri” ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës ka përfunduar me shifrat 0-2. Ky ishte dhe suksesi i tetë në Kupë i skuadrës së Prishtinës.

Fitoren Prishtinës e ka uruar edhe Presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi.

“FC Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës, pasi në finale arriti fitore ndaj SC Gjilani, me rezultat 2:0. Kësisoj, Prishtina i gëzohet Kupës pas tre vjetësh, duke e çuar në tetë numrin e trofeve të kësaj gare.

Përgëzoj FC Prishtina, tifozët “Plisat” dhe qytetarët e Prishtinës për këtë sukses dhe për atmosferën e krijuar. Falënderoj “Skifterat” që ishin në numër të madh dhe i dhanë ngjyra spektakli kësaj finaleje, derisa futbollistëve të SC Gjilanit u dëshiroj më shumë fat në të ardhmen”, ka shkruara Ademi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!