AF Elbasani e nis ‘lart’ zyrtarizon Nevil Deden

Ish futbollisti kampion me Elbasanin Nevil Dede rikthehet në Elbasan. Këtë radhë për të ushtruar misionin e trajnerit të klubit me emrin e ri AF Elbasani.

Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi në Facebook ndërsa tiranasi 48 vjeçar do të tentojë të ngjisë skuadrën në Abissnet Superiore.

Ndërkaq prezantimi para mediave i Dedes do të bëhet ditën e mërkurë në stadiumin “Elbasan Arena”. Më herët dede ka drejtuar skuadra të nivelit të lartë si Tirana, Laçi, Kastrioti, Erzeni, Dinamo./Klevis Bejkolli/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!