Martini ikën nga Teuta
Iu lakua emri te timoni i Vllaznisë, shkodrani ndahet me durrsakët.
Edi Martini, trajneri fitues me Teutën largohet sërish nga skuadra me të cilën fitoi Kupë e titull.
Në një postim të klubit në Facebook, vjen njoftimi zyrtar.
“Klubi i Futbollit Teuta njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me tranjerin, Edi Martini. Me këtë rast, KF Teuta falënderon Martinin për kontributin e dhënë gjatë periudhës qe drejtoi skuadrën blu, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen”.