Barcelona kampione europe për femra, Mesi zyrtarisht i lirë

Barcelona për femra ka mundur në finale të UEFA Champions League Volfsburgun e Gjermanisë në shifrat 3-2. Takimi i luajtur në Eindhoven të Holandës nisi më mirë për gjermanet të cilat kryesuan pjesën e parë 0-2 (Pajer 3′, Pup 37′)

Në të dytën, dy gola të shpejtë të vajzave blaugrane shënuar nga Guajarro (48′,50′) i hapen rrugën trofeut të madh europian pasi në të 70′-ën, Rolfo realizoi dhe golin e tretë, atë të suksesit katalanas.

Bëhët zyrtare. Lionel Mesi është një lojtar i lirë. Lajmin e ka bërë me dije vetë PSG me anë të një postimi në rrjetet sociale duke e falënderuar sulmuesin argjentinas pas dy sezoneve të kaluara në kryeqytetin e Francës.

35-vjeçari nuk rinovoi me kampionët e Francës, duke parë dhe që tifozët kishin ngritur dyshime lidhur me vijimësinë e 7 herë fituesit të Topit të Artë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!