Egnatia në librin e ‘Artë’, fiton Kupën e Shqipërisë

Kupa e Shqipërisë/ Finale në “Elbasan Arena”; Tirana- Egnatia 0-1 (Xhekson 114′)

Pas 120 minutave lojë, Egnatia e Rrogozhinës ka arritur të mposhtë Tiranën në finalen e Kupës së Shqipërisë, edicioni i 71-të. Pas shenjave të para nga bardhelutë teksa në 13′ prekën shtyllën me Hilën, por dhe disa rasteve të tjera, skuadra e Shehit detyrohet të luajë me një futbollist më pak. Në të 24′ Elvi Berisha merr karton të kuq duke e veshtirësuar rrugëtimin e bardhebluve në këtë finale.

E dyta nisi më mirë për Egnatian e cila jo vetëm krijoi e shënoi një gol në të 77′ me Duamenën (anuluar për pozicion jashtë loje të Kasës nga VAR) por mbajti prapa kundërshtarin. Në një rast Xhekson tronditi shtyllën pingule e teksa gjithçka shkoi paq për kryeqytetasit, sfida vajti në shtesë.

Ndërkaq sikundër pjesën e dytë edhe në shtesë, Egnatia shtyn përpara ndërsa në fund një penallti e fituar nga i sapohedhuri në fushë Paulauskas vendosi fatin e sfidës. Lika priti gjuajtjen e Xhekson teksa braziliani ndoqi topin e kthyer për ta depozituar në rrjetë.

Më tej, Egnatia mbrojti rezultatin ndërsa në fund Enea Jorgji me vërshëllimen përfundimtare, çeretefikoi sukesin e tyre. E para në historinë e saj ndërsa fiton Kupën e Shqipërisë 2022-2023.

Me festën legjitime të skuadrës së Edlir Tetovës dhe ceremoninë përmbyllëse, trofeu i dorëzuar nga zëvendës presidenti i FSHF-së Lutfi Nuriu, mori rrugën drejt Rrogozhinës./ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!