Roma në Budapest dhe në ‘Olimpico’, Dibala i mban përpara…

Pjesa e parë e finales Sevilja- Roma u vendos nga goli i Paolo Dibala në të 34′. Ka festë në Budapest por dhe në stadiumin Olimpic të Romës.

Pothuajse 60,000 tifozë pushtuan Olimpico për finalen e Romës në Europa League, e cila po shfaqet në ekranet gjigante që nga ora 21:00.

Kore, tymnaja dhe flamuj fillimisht pushtuan rrugët ngjitur me stadiumin dhe më pas u derdhën në stadium. Gjashtë ekrane gjigante janë montuar (dy në Tevere, po aq në Monte Mario, një në veri dhe një tjetër në jug).

Ndërkaq fusha është mbuluar për të mos lejuar që ajo të dëmtohet nëse tifozët verdhekuq pushtojnë fushën siç ndodhi vitin e kaluar me rastin e finales së 25 majit 2022 në Tiranë kur Roma mundi Fejnordin në finalen e Conference League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!