Rikthehet Plori, Vllaznia europiane me risi

Vllaznia rikthen në pozicion drejtuesi Elvis Plorin. Ish trajneri i kuqebluve, do të jetë në rolin e drejtorit sportiv të Vllaznisë.

Ishte klubi verior i cili zyrtarizoi lëvizjen në rrjete.

Njoftimi:

“Klubi i Futbollit Vllaznia ka filluar menjëherë punën organizative për një pjesëmarrje sa më dinjitoze në Kupat e Evropës dhe arritjen e objektivit maksimal në sezonin e ri 2023-2024.

Duke vlerësuar përpjekjet, egon, ambiciet dhe dëshirën për të krijuar një kolektiv me mentalitet fitues, pozicioni i Drejtorit Sportiv pranë Klubit të Futbollit Vllaznia i është besuar trajnerit kampion të Superligës U-21, z.Elvis Plori”, shkruhet në njoftimin e klubit kuqeblu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!