Uzuni goli i 23-të, Luton në Premier, Bajern shkarkon drejtuesit, Benfika kampione

Sot:

Myrto Uzuni pas një pjese të parë brilante vendosi pjesën e parë në duelin Granada- Leganes. Sulmuesi kuqezi, shënoi një supergol në minutën e 42-të duke dërguar në kohë reale ekipin e tij në La Liga. Ishte goli numër 23 në Secunda. Magjepse!

Tirana U19 në futboll fiton titullin kampion duke fituar dhe të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë sezonin e ardhshëm në UEFA Youth League.

Luton fiton play off-in me Koventrin (1-1) me penallti 5-6 duke u bërë skuadra e fundit që ngjitet për sezonin e ri në Premier League. Por kujdes! Nëse dëshiron të organizojë ndeshjet e Premierligës në shtëpi, do t’i duhet të bëjë investime në impantin e tij…

Real Mdarid me dy gola të Rodrigos kaloi pasditen e sotme Seviljen në transfertë 1-2.

Bajerni i Mynihut u shpall sot kampion por klubi nuk e ndali shkarkimin e Hasan Salihamixhiç dhe Oliver Kahn.

Benfika shpallet kampione për herë të 38-të në Portugali. Sot mundi Santa Klarën 3-0 me dy gola në pjesën e parë dhe një të tretë në të dytën. Porto e dyta, Braga e treta, janë skuadrat e zonës Champions.

Lionel Skaloni ka publikuar listën e lojtarëve të Argjentinës për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor. Më 15 qershor në shtëpi ndaj Australisë ndërsa më 19 qershor me Indonezinë të transfertë.

PSG fiton për herë të 11 titullin kampion në Ligue1. Lionel Mesi ngjitet në fronin e trofembajtësve me 43 të tillë. Po aq sa Dani Alves. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!