Dortmundit “i bie” trofeu nga dora, Bajern vjen titulli i 11-të radhazi

Nga Sara Gjidiaj

Të papritura, emocione dhe drithërima në javën e fundit të Bundesligës me titullin që u vendos vetëm në minutat e fundit të këtij edicioni futbollistik dhe që u përcaktua nga ndeshjet direkte. Bajerni i Mynihut është zyrtarisht kampion për herë të 33-të në elitën e futbollit gjerman.

Kjo falë barazimit befasues të Borusia Dortmundit përballë Mainz në shifrat 2-2 dhe golit të Musialës në frymën e fundit që i dhuroi fitoren bavarezëve ndaj Këlnit. Verdhezinjtë nuk ia dolën të rrëmbenin titullin e nëntë, teksa Bajern nuk di të ndalet dhe ia del të ngrejë lart trofeun për të 11-tën herë radhazi.

Sa i përket biletës së katërt Champions League ajo i përket Union Berlin që mposhti minimalisht Verder Bremen, teksa Frajburg mjaftohet me pjesëmarrjen në Europa League. Në Conference League shkon Bajer Leverkusen duke lënë poshtë Eintraht Frankfurt.

Sakaq, Shalke nuk i’a del të shmangë rënien nga kategoria gjë të cilën e bëri Bohum me fitoren ndaj Bajer Leverkusen. Shpëton dhe Augsburg me ndihmën e Hofenhaim dhe Lajpcig ndërsa Shtutgart do të luajë në play-out me të tretën e Bundesligës 2.

Bundesliga, Java 34:
Borusia Dortmund – Mainz 2-2
Këln – Bajern Mynih 1-2
Bohum – Bajer Leverkusen 3-0
Borusia Gladbah – Augsburg 2-0
Eintraht Frankfurt – Frajburg 2-1
Lajpcig – Shalke 4-2
Union Berlin – Verder Bremen 1-0
Shtutgart – Hofenhaim 1-1
Volfsburg – Herta Berlin 1-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!