Mundi Pogradecin, Burreli qëndron
Në ndeshjen e play-out luajtur në “Arena Egnatia” ndërmjet Burrellt dhe Pogradecit, shifrat finalë u ndalen te 2-1
Në një duel të zjarrtë ndërsa u shënuan tre gola dhe u akorduan dy penallti nga Blerim Ziri, matjanët arritin të ruanin fronin me përmbysje.
Fillimisht ishte skuadra liqenore e cila pasi humbi një penallti me Shytin, arriti të shënojë në të 41′ me Cirkoviç.
Në të dytën Kurbneshi ekzekutoi saktë penalltinë e fituar ndërsa në të 70′-ën Silva Kosta realizoi një supergol për 2-1 final.
Kështu skuadra e Dorian Bubeqit mbetet në Kategori të Parë teksa Pogradeci në të Dytën./Klevis Bejkolli/