Seleksionimi në SHBA, futbollistët kuqezi shqiptarë…

Seleksionimi i parë i Federatës Shqiptare të Futbollit në SHBA me futbollistë të vitlindjes 2005-2009 ka qenë një eksperiencë unike dhe një shans i shkëlqyer për të gjithë djemtë që morën pjesë në këtë aktivitet dhe patën mundësi të tregonin vlerat e tyre para stafit organizator dhe trajnerëve.

Më shumë se 126 futbollistë të rinj nga të gjitha shtetet e SHBA u paraqitën në zonën e Nju Jorkut dhe u testuan për orë me radhë, teksa në këtë grup të madh lojtarësh janë evidentuar edhe elementë mjaft cilësor që do të mbahen në monitorim të vazhdueshëm dhe do të kenë shansin të ftohen edhe në ekipet kombëtare të moshave.

Për tre muaj me radhë Departamenti i Ekipeve Kombëtare në FSHF në bashkëpunim me Drejtorinë Teknike dhe skautët e FSHF në SHBA kanë punuar përmes aplikimeve për të përpiluar listat e lojtarëve që kishin aplikuar për të marrë pjesë në këtë seleksionim, që u zhvillua në datat 20 dhe 21 maj 2023 në zonën e Nju Jorkut.

Stafi organizator që udhëhoqi këtë stazh stërvitor përbëhej nga ndihmës trajneri i Kombëtares, Hamdi Salihi, ish-kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli, Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, përgjegjësi për futbollin e vajzave në FSHF, Florian Riza si edhe Daniel Xhafa, Fation Serhati, Zamira Tabaku, Riza Uka, Elton Mara dhe Skënder Driza.

Vetë futbollistët janë shfaqur mjaft entuziastë për këtë seleksionim dhe kanë vlerësuar nismën e FSHF-së dhe të stafit organizator, që ishte i pranishëm në Nju Jork për të bërë të mundur zhvillimin e këtij aktiviteti. Për mikrofonin e Fshf.org disa prej tyre kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në lëtë grumbullim dhe janë shprehur mjaft të kënaqur që patën këtë shans për të luajtur me fanellën kuqezi, që është një ëndërr për të gjithë futbollistët e rinj shqiptarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!