Pasuesi i Dovedan te Apolonia, Çela në tribunë

Barazoi në sfidën play off me Flamurtarin, trajneri i Apolonisë Veljko Dovedan dha shenja largimi pas dështimit për të promovuar fierakët. Ndërkohë sot në stadiumin Flamurtari u shfaq teksa ndiqte ndeshjen trajneri i Kastriotit Emiljano Çela.

Në fakt, prania e teknikut 37 vjeçar nuk ka kaluar pa u komentuar. Fillimisht u aludua se Çela ishte në Vlorë për të ndjekur këtë takim duke ditur se Kastrioti i tij, me dy javë nga fundi, ende shpreson se mund të kapë play off-in në Superiore. Më pas, kjo lëvizje e trajnerit, u pa si një mundësi për të parë skuadrën fierake me të cilën ka luajtur gjatë vitit 2012-të.

Në fund, ndërsa Dovedan pritet të largohet nga bardhjeshilët, mendimet të dërgojnë te mundësia për të nisur një bashkëpunim mes trajnerit dhe klubit fierak.

Duket se palët kanë pasur ndonjë takim paraprak pasi dhe vetë trajneri pas humbjes së Kastriotit në Durrës me Teutën, la të kuptohej se skuadra duhet të mendojë për ndërtimin e grupit për sezonin tjetër. Për t’u parë…/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!