Në finale Flamurtari- Korabi, Lushnja qëndron në të Parën

Ndeshjet “Play-Off” dhe Play-Out’, Kategoria e Parë:

Flamurtari – Apolonia 1-1

Tomori – Korabi 0-1

Lushnja-Valbona 1-0

Ndeshjet e para “play-off” të nivelit të dytë për nga rëndësia në vend (Kategoria e Parë), u zhvilluan ditën e sotme me start në 16:00. Flamurtari – Apolonia dhe Tomori – Korabi ishin dy betejat e luftuara në maksimum nga të cilat u përcaktua dhe finalja e kësaj faze.

Flamurtari dhe Korabi janë dy skuadrat që do të ndeshen më 28 maj për të kërkuar biletën e duelit përballë vendit të tetë në Superiore. Vlonjatët barazuan me fierakët e Apolonisë në shifrat 1-1, rezultat që i mjaftoi për të kaluar në stadin tjetër.

Apolonia mundi të barazonte kur Flamurtari udhëhiqte 1-0, teksa më pas vendasit do të shpërdoronin një penallti. E njëjta gjë do të ndodhë dhe me miqtë të cilëve Kuka iu dhuroi një 11-metërsh dhe po Kuka e kompensoi gabimin e tij duke e pritur atë.

Sakaq, Korabi kaloi 0-1 Tomorin në shtëpinë e këtij të fundit. Vendimtar ishte goli i Kekos në minutën e 74′-ët që i dha të drejtën ekipit nga Peshkopia të vazhdojë më tej duke lënë në vend beratasit.

Ndërkohë në ‘Elbasan Arena’ në sfidën Lushnja- Valbona përfunduar 1-0 me golin e Brunild Pepës në të 20′, lagunarët i’a dalin të ruajnë të drejtën për të garuar sezonin e ri 2023-24 në Kategori të Parë./Sara Gjidiaj- Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!