E diela dha një verdikt (Egnatia), akti i parafundit të enjten

Java e 34-ët luajtur të dielën, prodhoi përgjithësisht rezultate logjike. Tirana dhe Partizani dy skuadrat kryesuese, i’a dolën të marrin pikët makismale në duelet me Laçin (1-3) dhe Vllazninë (2-1).

Po ashtu Egnatia e cila pasi mundi 3-2 Erzenin, prek historinë duke zyrtarizuar biletën e parë europiane për në UEFA Conference League. Teuta cinike gozhdon Kastriotin në fund të klasifikimit duke i dhënë një dorë vetes në betejën për vendin e katërt.

Ndërkaq sfida Bylis- Kukësi u mbyll barazim 1-1 mes dy penalltive të shënuara nga skuadrat respektive përmes tensionit të lartë e dy kartonëve të kuq.

Po tani?

Java e 35-të do të zhvillohet e gjitha ditën e enjte (16:00).

Tirana do të presë Bylisin në Rrogozhinë, Partizani udhëton drejt Elbasanit aty ku ndeshet me Kastriotin pritës ndërsa Vllaznia- Laçi, Kukësi-Erzeni dhe Teuta- Egnatia plotësojnë aktin e parafundit sezonal.

Java e 35-të Abissnet Superiore:

Të enjten ora 16:00

Tirana- Bylis (në Rrogozhinë)

Kastrioti- Partizani (në Elbasan)

Vllaznia- Laçi

Kukësi-Erzeni

Teuta- Egnatia /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!