Tirana marshon drejt titullit, Egnatia takon historinë

Java e 34-ët e Abissnet Superiore është luajtur e gjitha në 16:00. Nuk kanë munguar surprizat dhe as golat në 5 duelet e ditës së sotme.

Skuadrat e kreut morën fitore të rëndësishme duke mbajtur ndezur garën për titull. Tirana fitoi në Laç në shifrat 1-3, teksa Partizani triumfoi 2-1 në shtëpi përballë Vllaznisë. Diferenca mbetet 2 pikë.

Kastrioti nuk ia doli përballë Teutës pasi u mposht 0-1 me një gol të Beqjas në minutën e tretë. Krutanët e vështirësojnë më shumë çështjen mbijetesë, ndërsa durrsakët futen në vallen e Europës.

Mjaft interesant dueli në Ballsh mes Bylisit dhe Kukësit ku gjithçka u mbyll në barazim 1-1. Vendosën 2 penallti në fund të takimit me Zguron që shënoi në minutën e 89′-të dhe Taipin që barazoi në të 112′-tën. Përveç dy golave u regjistruan edhe dy kartonë të kuq për Santos dhe Zguron.

Sa i përket sfidës Egnatia – Erzeni, rrogozhinasit fituan 3-2 duke siguruar për herë të parë në histori Europën pasi diferenca me ndjekëset mjafton për të ruajtur të paprekur biletën e Conference League për ekipin e Edlir Tetovës.

Vetëm 2 javë larg fundit ka ende një biletë të lirë për zonën europiane që do t’i takojë vendit të katërt në renditje, teksa gara për mbijetesë është ende e hapur.

Abissnet Superiore, Java 34:
Laçi – Tirana 1-3
Partizani – Vllaznia 2-1
Egnatia – Erzeni 3-2
Teuta – Kastrioti 1-0
Bylis – Kukësi 1-1/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!