Reali në fund cikli, Ançeloti sinjale largimi

Klubi ende beson te bashkëpunimi ndërsa vetë italiani duket i dyzuar.

Pas humbjes së Real Madridit në gjysmëfinalen e kthimit në Champions League ndaj Mançester Sitit 4-0, në mediat spanjolle ka nisur një “provë” besimi ndaj ‘Los Blancos’. Lojtarët dhe vetë trajneri Karlo Ançeloti përfunduan në bankën e të akuzuarve për atë që mediat iberike e përkufizojnë si një forcë e dytë në vendin iberik.

Teza kryesore duke pasur parasysh edhe vendin e dytë në La Liga pas Barcelonës, shkon te mendimi se klubi i famshëm madrilen ka arritur në fund të një cikli dhe se shumë lojtarë, tashmë drejt fundit të karrierës, duhet të zëvendësohen me të rinj.

E madhja spanjolle Marca rinis një sondazh mes lexuesve të saj në internet, duke pyetur se çfarë duhet të ndryshojë në ekip. Një pyetje më pas i referohet ekskluzivisht trajnerit italian: “A duhet të qëndrojë Ançeloti?”.

Muajt ​​e fundit emri i Karletos është lidhur me pankinën e Brazilit dhe disa nga deklaratat e trajneritnë media janë kuptuar si mesazhe lamtumire. me shumë gjasë e ardhmja e Ançelotit do të bëhet temë diskutimi në javët e ardhshme./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!