Marsinjak drejton Siti- Real, në festën e Strguës mungon Sejdini

-Polaku Simon Marsinjak, ai që drejtoi finalen e ‘Katar 2022’, është caktuar nga UEFA si arbitri i ndeshjes së kthimit gjysmëfinal për Champions League (të mërkurën 21:00) ndërmjet Mançester Sitit dhe Realit.

Tifozë të Milnait kanë uzurpuar qëndrën stërvitore të Milanelos duke protestuar për situatën e vështirë që po kalon skuadra. Ata e nisën protestën fill pas humbjes në kampionat të shtunën teksa Milan u mund 2-0 nga Kremoneze.

Johan Laporta presidenti i Barcelonës menjëherë pas fitimit të titullit kampion në La Liga u deklaroi mediave sportive se do të bënte të pamundurën për të rikthyer Lionel Mesin në ‘Camp Nou’.

Alejandro Grimaldo është afrimi i ri i Bajer Leverkusen. Klubi gjerman siguron mbrojtësin e majtë me parametra zero.Lojtari është duke luajtur ndeshjet e fundit me Benfikën, nga e cila do të lirohet më 30 qershor. 27-vjeçari spanjoll ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027 me “aspirinat”.

Dje në Strugë post ndeshja Struga Trim&Lum-Shkupi (2-1) i la vendin dorzimit të trofeut skuadrës së Shpëtim Duros. Struga për herë të parë kampione në Prva Liga të Maqedonisë së Veriut. Interesant fakti që në ceremoni mungoi presidenti i FFM Muamed Sejdini.

-Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, është renditur e para në botë. Këtë e tregon renditja e fundit e publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos. Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë ka marrë 7 mijë e 275 pikë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!