UEFA hedh poshtë aludimet për finalen e Stambollit
UEFA ka hedhur poshtë thashethemet se finalja e Ligës së Kampionëve mund të spostohet nga Turqia.
Në një deklaratë të shkurtër UEFA enkas për zërat e përhapur së fundi shkruan:
“Pas disa raportimeve të pasakta dhe të pabazuara në media, UEFA dëshiron të sqarojë pozicionin e saj për finalen e Champions League 2023.
Finalja e Ligës së Kampionëve të UEFA-s 2023 do të zhvillohet në Stamboll siç është planifikuar më 10 qershor 2023. UEFA nuk ka diskutime të kundërta me institucionet politike, qeveritë apo federatat kombëtare të futbollit.”