Haland shpallet ‘Lojtari më i mirë në Premier’

Me sezonin fantastik që po zhvillon në Premier League, Erling Haland u votua si “Lojtari më i mirë në Premier League” nga shtypi sportiv britanik.

Një mirënjohje e qartë për qendërsulmuesin norvegjez teksa mori 82% të preferencave: kurrë më parë nuk ishin mbledhur rreth tij aq njerëz për një një konsensus kaq të gjerë.

Me 35 gola të shënuar në ligë, 51 në të gjitha garat, Haland ka shembur konkurrencën, duke filluar me mbrojtësin e Arsenalit, Bukajo Saka në vendin e dytë dhe Martin Odegard në të tretin. I katërti Kevin De Bryjn ndërsa i 5-ti Markus Rashford.

Sulmuesi 22-vjeçar ka thyer rekordin për më shumë gola në histori brenda një sezoni, teksa ka dhuruar edhe 7 asiste. Haland do të marrë çmimin e tij në mbrëmjen e 75-vjetorit të “FWA Futbollisti i Vitit” më 25 maj në Londër. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!