Romës i mjafton një gol, Juve shpëton në shtesë

Europa League, gjysmëfinale vajtje:
Juventus – Sevilja 1-1
Roma – Bajer Leverkusen 1-0

Gjysmëfinalet e Europa League startuan këtë mbrëmje. Juventus – Sevilja dhe Roma – Bajer Leverkusen ishin dy ndeshjet që prodhuan rivalitet dhe emocione në arenën europiane.

Bardhezinjtë e Juventusit mundën të barazonin vetëm në shtesë përballë Seviljas. Spanjollët kaluan të parët në avantazh me golin e shënuar nga En-Nesiri në minutën e 26′-të, teksa italianët u zgjuan nga Gati në të 97′-ën.

Ndërkaq, kryeqytetasit e Italisë e kaluan provën e parë përballë Bajer Leverkusen. Në këtë takim vendosi një gol i vetëm i Bove kur luhej e 63′-ta minutë. Roma nuk mundi të thellonte shifrat edhe pse rastet për vendasit nuk munguan.

Sakaq, për të dyja çiftet gjysmëfinaliste të Ligës së Europës llogaritë mbeten të hapura pasi ka ende 90 minuta të tjera për t’u luajtur. Biletat e finales priten më 18 maj./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!