Inter godet në euroderbi dhe sheh nga…Stambolli

Gjysmëfinale, Champions: Milan- Inter 0-2

Euroderbi Milan-Inter i shkoi skuadrës zikaltër të Simone Inzagit. Në ndeshjen e vajtjes së turit gjysmëfinal të Champions League, Inter që në minutën e 8-të me boshnjakun Edin Xheko shënoi një gol të bukur.

Mes hutimit të kuqezinjëve, Inter shënon dhe të dytin me Mkhitarjan teksa ishin luajtur vetëm 11 minuta lojë. Nis të reagojë Milan por tashmë me presionin për të gjetur golin i cili do të hapte takimin, rrezikon të pësojë të tjerë.

Goli për vendasit nuk erdhi kurrë edhe pse ekipi i Piolit në të dytën ishte shpesh shumë pranë zonës rivale e goditi shtyllën me Tonalin.

Mbyllet kështu ndërsa për të marrë zyrtarisht biletën e finalistes së Stambollit duhet pritur akti i kthimit në 16 maj./Klevis Bejkolli/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!