Reflektorët në Madrid, Real-Siti mbërthen botën sportive

Real Madrid- Mançester Siti. Kjo është përballja titane e mbëmjes së sotme në “Santiago Bernabeu” në sfidën e vajtjes së gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

‘Los Blancos’ triumfues në 14 raste (si askush tjetër) në turneun më të rëndësishëm të UEFA-s ndonëse nuk janë aktualisht në maksimunin e mundshëm, sërish mbetën favorit i madh për të shkuar në finalen e Stambollit.

Sidoqoftë, përballë Sitit të Pep Guardiolës, madrilenët do ta kenë shumë të vështirë. ‘Qytetarët” nga ishulli britanik janë duke kaluar formën më të mirë të mundshme dhe falë pjekurisë sportive të një kaste futbollistësh, mendësisë për ta fituar për herë të parë Champions League, tregues se takimi i sotëm por dhe ai i kthimit në ‘Etihad’ do të jenë spektakolare.

Ndërkohë te Reali i Ançelotit ka disa mungesa mes tyre qëndërmbrojtësi Militao (kartonë) dhe me pikëpyetjen për aktivizimin e Luka Modriç që nga starti. Siti i plotë. Kjo ndeshje e orës 21:00, do të gjykohet nga portugezi Artur Diash./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!