Real- Siti, bileta e finales vendoset në ‘Etihad’

Champions League, gjysmëfinale:
Real Madrid – Mançester Siti 1-1 (Vinicius 36’/ De Bryjn 68′)

Mbrëmjet magjike të Ligës së Kampionëve vijuan sot me gjysmëfinalen e parë Real Madrid – Mançester Siti. Beteja mes spanjollëve dhe anglezëve prodhoi vetëm një barazim 1-1 dhe shumë emocione.

Dominues “Qytetarët” me lojën e tyre por në momentin më të mirë të kampionëve në fuqi të Anglisë, Vinicius Zhunior realizon një supergol për të kaluar në avantazh kampionët në fuqi të Champions League.

Edhe në pjesën e dytë thuajse e njëjta panoramë me miqtë që qarkullojnë dhe krijojnë më shumë, teksa një tjetër gol mjaft i bukur do të rivendosë sërish shifrat në balancë me De Bryjn që gjen më në fund mënyrën për të depërtuar në rrjetën e Kurtua.

E luftuar sfida deri në sekondat e fundit të saj por ai që mungon është emri i fituesit. Gjithçka mbyllet në barazim me llogaritë që mbeten plotësisht të hapura për në kthim. Nesër një tjetër gjysmëfinale “big”, derbi i Milanos, Milan – Inter./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!