Struga dhe Duro, kampionë në Prva Liga

Struga shqiptare e trajnerit tiranas Shpëtim Duro shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut. Për herë të parë në histori. Struganët fituan sot 3-0 ndaj Sileksit duke siguruar matematikisht titullin kampion në Prva Liga.

Struga është themeluar në vitin 2015 dhe brenda tetë viteve arriti që të shpallej kampion në Maqedoninë e Veriut.

Edicionin e kaluar me statusin e debutuesit, Struga u kualifikua në garat evropiane.

Me dy ndeshjet e ardhëshme me dy ekipet shqiptare që ndjekin Shkëndjën e Tetovës dhe Shkupin Struga pritet ti kthejë në një mundësi për lojtarët e stolit. Aktualisht kanë 62 pikë .

Shkupi vjen i dyti ndërsa Shkëndija e treta. Për tu kujtuar, Struga është dhe në finale të Kupës së Maqedonisë së Veriut me Makedonja GP (17 maj).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!