Skënderbeu klasike me Besën, e Para e gjitha…llogari

Me dy javë për t’u luajtur, verdike të shumta në inferiore për t’u zgjidhur. Spikat fundi i renditjes e cila përfshin skuadra me traditë si Besa apo Lushnja.

Pas pak me start orën 15:00, Kategoria e Parë do të zhvillojë ndeshjet e parafundit sezonale.

Me Skënderbun dhe Dinamon të promovuar për edicionin e ardhëshëm në Superiore por dhe rrëzimin përfundimtar (ka një mundësi në KAS-in e Zvicrës) të Tërbunit nga Apeli, të tjerat ende me objektivë konkretë.

Nga vendi i 3-të deri te i 6-ti (katër skuadra) në kërkim të zonës play-off, ndërsa në fund, Tërbunit do t’i bashkohen dhe tri skuadra të tjera për rrëzimin e menjëhershëm.

Tomori- Korabi, Apolonia-Luzi 2008 për fazën play off, si dhe Oriku- Lushnja e Burreli- Turbina, vlerësohen si sfidat më të rëndësishme të fundjavës në inferiore./Sportiim.al/

Ky është kalendari i javës:

Java e 25-të ora 15:00

Apolonia- Luzi 2008

Besëlidhja- Flamurtari

Oriku- Lushnja

Burreli- Turbina

Skënderbeu- Besa

Tomori- Korabi

*Tërbuni i përjashtuar, Dinamo fiton në tavolinë 3-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!