Superliga e Kosovës, sot java e 32-të

Drita -Ballkani luan fatet e titullit javën e 33-të në Gjilan, sot tri sfida.

Superliga e Kosovës do të zhvillojë sot tri ndeshje të javës së 32-të saj. Në këtë pikë të sezonit, teksa në axhendë janë dhe 5 javë, identike me Superioren e Shqipërisë (në javë, numër skuadrash dhe verdikte) të gjitha ekipet në kërkim të objektivave.

Sot në vemendje supertakimi Gjilani-Dukagjini. Ndonëse vendasit kanë disa sezonë në nivele të larta, te skuadra e Klinës afrimet e disa futbollistëve mes tyre dhe të Oto Xhon apo Iljasa Zylfiu e kanë ngjitur Dukagjinin te zona e pretendimëve europiane.(Conference League).

Ferizaj- Drenica dhe Malisheva- Trepçia’89 janëdy ndeshjet e tjera të ditës.

Dy ndeshje janë në program nesër, aty ku Drita dhe Ballkani do kërkojnë të fitojnë sfidat përkatese në luftën për titull. kampionati kryesohet nga Drita me 63 pikë, ndjek ballkani me 62./Sportiim.al/

Superliga Kosovë, java e 32:

Sot ora 15:00

Gjilani-Dukagjini

Ferizaj- Drenica

Malisheva- Trepçia’89

Të enjten ora 15:00:

Ballkani- Prishtina

Llapi-Drita

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!