Kukësi e ka finale, Tirana dhe Vllaznia luajnë në mbrëmje

Me një vendim të Departmentit të Garave mbrëmë, takimi Tirana-Kastrioti nga 15:00 është spostuar në 18:00.

Kukësi- Teuta, Tirana- Kastrioti dhe Vllaznia- Egnatia janë sfidat përmbyllëse të javës së 31-të Abissnet Superiore. Duke nisur nga ora 15:00, sot skuadrat e impenjura, në kërkim të pikëve maksimale, aq të domosdoshme në këtë pikë të sezonit.

Në ‘Kukës Arena‘, e vetmja sfidë e orës 15:00, mbart të fshehur misterin e skuadrës që do të mbajë edhe për këtë javë vendin e 8-të në klasifikimin provizor.

Me tri pikë eventuale, vendasit e Hallaçit, lënë këtë zonë gjysmë të kuqe duke parakaluar pikërisht Teutën por dhe skuadrën tjetër të qarkut të Durrësit, Erzenin. E kundërta për kuksianët prezumon dështim dhe kartat për shpëtim nisin të zvogëlohen.

Verilindorët janë pa probleme në kontigjent ndërsa Teuta ka dy mungesa si ajo e Lorenco Vilës dhe David Gjinollarit. Klubi pritës ka hapur portat e impiantit për tifozët.

Ndërkohë në 18:00, Tirana do të presë në Elbasan Kastriotin e Krujës. kampionët pas fitores së ndjekësit Partizani e kanë detyrim fitoren. Më emergjente situata te krutanët pasi vendi i fundit në tabelë teksa në lojë janë dhe 18 pikë, e kthen takimin e sotmëm me ekstremin tjetër të klasifikimit një finale sezonale.

Po në këtë orë, në “Loro Boriçi”, përballja Vllaznia-Egnatia. Të dyja skuadrat janë në “luftë” frontale me njëra tjetrën pasi si në Kupë (1-1 e vajtjes të mërkurën e kaluar) por dhe në kampionat kërkojnë një vend në europë. Bulatoviç dhe Smajli mungesat kuqeblu. Te rrogozhinasit mungesë kryesore ajo e Zejnullajit.

Abissnet Superiore, java 31-të.

15:00

Kukësi- Teuta

18:00

Tirana- Kastrioti

Vllaznia- Egnatia

Luajtur dje:

Bylis- Laçi 0-2

Erzeni-Partizani 1-2/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!