Zgjohet Ferrari, Pole për Leklerk

Red Bull me Verstapen e Perez ndjekin. Dy flamuj të kuq dhe dy ndalesa në provat zyrtare.

Piloti i Ferrarit Sharls Leklerk siguron pole position në kualifikimin për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit. Pasi barazoi kohën më të mirë të Maks Verstapen në të mijtën e sekondës në sulmin e parë, monegasku e shkëputi kampionin e botës në sulmin e fundit, duke e larguar atë me 188 të mijtat.

Pilotët e Red Bull-it do të nisin nga rreshti i dytë të dielën.Vendi i tretë për Serxhio Perez me 292 të mijtat nga Leklerk, i katërti Karlos Sainz, i cili vjen me një vonesë prej 813 të mijëtat nga shoku i tij i kokëkuqes.

Rreshti i tretë “shpërthyes” për Luis Hamilton (5) me Mercedesin e vetëm që kalon në fazën finale të kualifikimeve dhe për Fernando Alonso me më të mirën e Aston Martin (6).

Gara zyrtare do të zhvillohet të dielën në orën 13:00.

Ndërkaq nesër do të zhvillohen provat zyrtare për garën ‘Sprint’ për të garuar zyrtarisht po nesër (shtunë) në 15:30. Për t’u saktësuar se kjo garë nuk ndikon në atë të zakonshmen për ‘Çmimin e Madh’./Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!