Vavalis merr timonin e Dritës

Trajneri i ri: “Jam shumë i lumtur që jam këtu të Drita, jam i emocionuar për një përvojë të re. Të jem këtu është kënaqësi, synimi këtu është të avancojmë, ta fitojë titullin, ky është synimi im kryesor”, tha Vasalis.

Me gjashtë javë nga fundi klubi i Dritës në Superligën e Kosovës ka vendosur të bëjë një tjetër lëvizje në pankinë. Greku Akis Vavalis, do të jetë pasuesi i Arsim Thaqit, që dha dorëheqjen. Më parë Drita ishte drejtuar për një kohë të gjatë nga Adrian Nuhiu por në janar klubi i famshëm kosovar i besoi Thaqit.

Njoftimi:

Klubi jonë, FC DRITA ka knaqësin të prezantoj trainerin e ri të klubit Vavalis nga Greqia.Vavalis është pritur nga Drejtori Gjeneral z. Feti Murseli, i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese me klubin.Marrëveshja e nënshkruar mes klubit dhe trajnerit Akis Vavalis është deri në fund të sezonit 2023/2024 me mundesi vazhdimi edhe për nje vit tjetër.Vavalis ka përvojë dymbëdhjetë vjeçare si trajner dhe ndihmës trajner.Treneri Vavalis i bashkohet klubit tonë së bashku me ndihmësin e tij, Nikolas Karabetakis.Καλώς ήρθες Ακη

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!