Fiore kalon mes makthit, befason Bazel, Uest Hem…favorit

Katër skuadrat gjysmëfinaliste të sezonit të dytë të Conference League do të jenë Fiorentina, AZ Alkmar, Bazel dhe Uest Hem.

Humbje për italianët e Fiores në kthimin ndaj polakëve por fitorja e thellë e sfidës së parë i siguron biletën e kalimit në turin e radhës.

AZ Alkmar surprizoi Anderlehtin duke e barazuar rezultatin e përgjithshëm në 2-2 dhe duke e eleminuar përmes serisë së penalltive. Katër të sakta për holandezët dhe vetëm një për belgët që eliminohen në çerekfinale.

Sakaq, pas barazimot në ndeshjen e vajtjes, Uest Hem siguroi një fitore bindëse ndaj Gent që i jep të drejtën e vijimit të aventurës europiane.

Për kualifikimin e Bazeli u nevojit shtesa gjatë së cilës zviceranët mundën të kalonin në avantazh falë Nuhu dhe të prisnin biletën e turit gjysmëfinalist.

Përballjet e rezervuara në turin gjysmëfinal do të përplasin Fiorentinën me Bazelin e Taulant Xhakës dhe Uest Hemin me AZ Alkmar. Të gjitha për t’u parë më 11 dhe 18 maj.

Conference League, çerekfinale:
Fiorentina – Leh Poznan 2-3 (6-4)
Nicë – Bazel 1-2 (3-4)
AZ Alkmar – Anderleht 2-0 (2-2) 4-1 pen
Uest Hem – Gent 4-1 (5-2)/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!