“Negreira”/ UEFA mund të përjashtojë Barçën

Laporta provokoi dje një konferencë shtypi në mbrojtje të klubit të tij Barcelonës teksa mes të tjerave tha: “UEFA nuk po merr pjesë në linçimin e përgjithshëm, nuk mendoj se mund të na përjashtojë nga garat e kupës”.

Konferenca për shtyp në të cilën Joan Laporta mbrojti Barcelonën në hetimin e çështjes Negreira u dëgjua padyshim edhe nga Aleksander Ceferin: UEFA, e cila përmes Komitetit të Etikës dhe Disiplinës, konsideroi se kishte argumente të mjaftueshme për të vazhduar me shpejtësi pas hapjes së një hetimi, sipas të nenit 31.4 të rregullores së tij.

Sipas AS, dhe të raportuar pak më parë nga ‘Tuttomercatoweb’, ndryshe nga sa pretendon presidenti Blaugrana, UEFA mund të vendosë të anashkalojë Komitetin për të sanksionuar menjëherë Barçën dhe për ta përjashtuar atë nga edicioni i ardhshëm i Ligës së Kampionëve.

Pak ditë më parë ishte vetë Ceferin teksa e kishte cilësuar situatën si “një nga më të rëndat që kam parë ndonjëherë në futboll”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!