Napoli në sulm me Osimhen, Milan nis…favorit

Mediat italiane raportojmë se gjatë natës, tifozë të Napolit kanë lënë pa gjumë Milanin.

Champions League ndryshe nga kampionati i “vrarë” nga Napoli duket histori tjetër. Këtë mbrëmje në “Maradona” të Napolit (21:00), sfida e kthimit Napoli- Milan.

Kërkohet një biletë për në gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve dhe e gjitha do të nisë nga 1-0 për skuadrën e Piolit nga Milano.

Versioni i Ligës së Kampionëve së Milanit është pikërisht e kundërta e asaj që kemi parë këtë sezon në Serinë A. Ekipi milanez aktualisht në vend të katërt, ka pësuar 37 gola në 30 ndeshje (22 pikë më pak se Napoli pas 30 javëve).

Te Napoli i Spaletit kthehet i shumëprituri, Viktor Osimhen. Nigeriani në fazë rekuperimi ishte lënë jashtë si masë paraprake në ‘San Siro’ në mënyrë që të rikthehej sa më mirë në ndeshjen e dytë. Do të gjykojë polaku Simon Marsinjak./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!