Milan në gjysmëfinale, Reali përherë në këmbë

Champions League, çerekfinale:
Napoli – Milan 1-1 (1-2)
Çelsi – Real Madrid
0-2 (0-4)

Milan dhe Real Madrid ecin përpara në Ligën e Kampionëve. Janë këto dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të kompeticionit futbollistik më magjik në Europë.

Kuqezinjtë e Milanit mjaftohen me një barazim të vendosur në shtesë për të prerë biletën e gjysmëfinales. Për skuadrën e Piolit heroi i kësaj sfide ishte Zhiru, i cili pasi nuk shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, kompensoi gabimin duke realizuar në minutën e 43′-të.

Napoli nuk qëndroi duarkryq ndërkohë,por sot nuk ishte dita e tyre. Përveç rasteve të humbura, kryesuesit e Serie A gabuan gjithashtu një 11-metërsh me Menja që nuk lejoi të pësonte as në kthim. Vetëm në minutat e fundit të përballjes Osimhen mundi të shënonte golin e nderit i cili nuk bëri punë për vendasit që e mbyllin këtu rrugëtimin në Champions League.

Nga ana tjetër, madrilenët e patën akoma më të lehtë ndaj Çelsit duke marrë një tjetër fitore në transfertën angleze. Vulën e vendosi Rodrigo me 2-golëshin e tij duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 4-0 për spanjollët, të cilët vazhdojnë më tej në kompeticionin, kurorën e të cilit e mbajnë ende.

Sakaq, nesër do të jetë radha e Mançester Sitit për të firmosur kualifikimin si dhe e Interit për t’i dhënë dorën e fundit Benfikës./S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!