Ferrari dështon të fitojë gjyqin “Sainz”

FIA ka refuzuar sot kërkesën e Ferrarit për të drejtën e rishikimit të penalltisë korduar ndaj Karlos Sainz në GP të Australisë.

Ferrari dështon të fitojë betejën me FIA-n lidhur me pretendimet e tyre lidhur me incidentin e pistes në Melburn mes ‘Kokëkuqes’ së Sainz dhe Aston Martin të Fernando Alonsos.

Spanjolli, i cili ishte i katërti, ndërsa pas penalitetit, rrëshqiti në vendin e 12-të përdori disa argumenta për të fituar vendin e spanjollit tjetër por sot FIA tha se ata janë shterrues.

Komisionerët konsideruan se nuk kishte “asnjë element të ri të rëndësishëm në dispozicion të palëve që kërkonin rishqyrtim në kohën e vendimit në fjalë”.

Ndaj nuk ka asnjë mundësi për të anuluar vendimin e marrë gjatë garës pas kontaktit me Aston Martinin e Alonso-s, pra dënimi prej 5 sekondash, i cili, pasi është kryer nën regjimin e makinës së sigurisë, i kushtoi spanjollit 8 pozicione duke përfunduar i 12-ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!