Çelsi beson, Reali në Londër pa presion

  • Tod Bohli presidenti i bluve, takoi dhe inkurajoi skuadrën në dhomat e xhveshjes pas humbjes me Brajton (1-2) në kampionat. Motivimi për ndeshjen e sotme në çerekfinale të CHL ndaj Realit.

Ditë verdiktesh në Champions League. Këtë mbrëmje pas ndeshjeve të kthimit Çelsi-Real Madrid dhe Napoli- Milan, do të mësohen dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve së këtij edicioni.

Çelsi-Real Madrid (0-2)

Në ‘Stamford Bridge’, me start orën 21:00, londinezët e Çelsit, do të tentojnë përmbysjen e shifrave 2-0 të takimit të vajtjes ndaj Realit të Madridit.

Blutë vijnë në këtë takim mjaft të demoralizuar pasi jo vetëm shifrat e ndeshjes së parë apo emri i rivalit por dhe zhvillimet e fundit te klubi vendas janë në disfavor. Pa shtuar këtu rezultatet e Çelsit në Premier League. Në 5 ndeshjet e fundit, ekipi që iu besua Frenk Lampard (deri në fund të sezonit), numëron 3 humbje dhe 2 barazime.

Ndërkaq Ançeloti i ka të gjitha kartat në rregull. Me një skuadër eksperte në këtë kompeticion, avantazhin e dy golave dhe një kontigjent të plotë, duket se gjërat janë në rendin e duhur. Do të gjykojë italiani Daniele Orsato./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!