Liverpul viziton Lidsin, Fiorentina pret Atalantën ndërsa Muriqi…

Java e 31 në Premier League, e 30-ta në Serie A dhe ajo e 29-të në La Liga, vijnë këtë të hënë me nga një takim të vetëm.

Liverpul me 4 ndeshje pa fitore, ka vënë seriozisht në pikëpyetje pjesëmarrjen në europë ndërsa rivali i sotëm Lids, në këto javë të fundit në ishull, po luan kartat e qëndrimit në sofrën e madhe të futbollit anglez.

Itali në stadiumin “Artemoi Franchi” të Firences, Fiorentina me rezultate fantastike në 5 javë të fundit, tenton të thyejë Atalantën e lëkundur këtë edicion. Bergamaskët mbajnë aktualisht vendin e 6-të (Conference League).

Ndeshje me pritshmëri të lartë ajo që do të zhvillohet në “Balaidos” (Vigo), mes Seltës vendase dhe Majorkës së Muriqit. Të dyja skuadrat ndajnë vendet 11 dhe 13 me diferencë prej dy pikësh.

Ndeshjet sot:

Premier League:

Lids- Liverpul 21:00

Serie A:

Fiorentina- Atalanta 20:45

La Liga:

Selta Vigo-Majorka 21:00/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!