Fiorentina drejt gjysmëfinales, Uest Hem lë hapur…

U luajtën ditën e sotme katër çerekfinalet e para të Conference League në sezonin e dytë të saj. 13 gola u regjistruan në takimet e kësaj mbrëmjeje me Fiorentinën që nuk i ndahet fitoreve të thella.

1-4 triumfuan italianët përballë polakëve të Leh Poznan duke bërë një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Konferencës.

Surprizuan belgët e Gent që mundën të merrnin një barazim 1-1 ndaj Uest Hem, teksa po në barazim përfundoi dhe Bazel – Nicë. Zviceranët me Taulant Xhakën kapiten, luftuan për një 2-2 ndaj francezëve dhe presin betejën e kthimit për të ndarë biletën e gjysmëfinales.

Rezultatet:
Gent – Uest Hem 1-1
Anderleht – AZ Alkmar 2-0
Bazel – Nicë 2-2
Leh Poznan – Fiorentina 1-4 /Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!