UEFA merr ofertat zyrtare për organizimin e Euro 2028 dhe 2032

  • UEFA ka marrë sot tre dosje ofertash nga kombëtare të interesuara për organizimin e Kampionatit Europian 2028 dhe 2032.

Italia është zyrtarisht kandidate për organizimin e Kampionatit Europian të Futbollit 2032. Këtë e ka bërë të ditur UEFA me një komunikatë për shtyp, ku flitet edhe për kandidaturën e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës për vitin 2028.

Dosja është paraqitur për të dyja edicionet edhe nga Turqia, e cila do të sfidojë federatat e tjera. Kështu, UEFA ka marrë sot tre dosje ofertash nga kombëtare të interesuara për organizimin e Kampionatit Europian 2028 dhe 2032.

Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda (e përfaqësuar nga federatat e futbollit të Anglisë, Irlandës së Veriut, Republikës së Irlandës, Skocisë dhe Uellsit) kanë dorëzuar ofertat e tyre për Euro 2028. Federata Turke e Futbollit ka paraqitur ofertën e saj për të pritur Euro 2028 ose 2032 dhe për për sa i përket Italisë, Federata e Futbollit ka paraqitur dosjen e kandidaturës për Euro 2032.

“UEFA dëshiron të falënderojë të gjitha shoqatat kombëtare për dërgimin e dosjeve të tyre. Gjatë muajve të ardhshëm, administrata e UEFA-s do të vlerësojë secilën nga ofertat, me votën e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe përcaktimin se kujt do t’i jepet e drejta për të pritur të dy edicionet në tetor. Procedura e plotë e votimit mund të gjendet në rregullat e ofertës së UEFA EURO.”,shkruan institucioni i lartë i futbollit në kontinent./Klevis Bejkolli-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!