Luzi fundos Lushnjën, zgjohet Apolonia

Kategoria e Parë, Java 22:
Luzi 2008 – Lushnja 2-0
Apolonia – Burreli 2-1

Luzi 2008 – Lushnja dhe Apolonia – Burreli janë dy sfidat që u kanë dhënë startin javës së 22-të të Kategorisë së Parë, javë që do të luhet në 3 ditë.

Lushnja u mposht 2-0 nga Luzi 2008 me nga një gol në secilën pjesë. Vendasit i largohen zonës së rrezikut falë këtij 3-pikëshi dhe ngjiten aty ku lufta është më interesante.

Sakaq, Apolonia siguroi fitoren me përmbysje ndaj Burrelit me gjithçka që u vendos në minutën e 90-të ku Gjata shënoi golin e avantazhit përfundimtar. Kështu, fierakët mbeten në garë për një vend në Superiore, ndërsa Burreli ndodhet në zonën e play-out.

Nesër do të zhvillohen të tjera përballje interesante si ajo mes Flamurtarit dhe Skënderbeut, si dhe Besëlidhja – Tomori./S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!