Dukati VR46 shkruan historinë në MotoGP

Piloti afrikano-jugor Brad Binder ishte fitues i garës “Sprint” në MotoGP, e vlefshme për Çmimin e Madh të Argjentinës.

Pas vendit të dytë në garën Sprint dhe kohës më të mirë në prova, Marko Bexeki përfundon tre ditët e tij të jashtëzakonshme në Argjentinë me një fitore që nuk lejon asnjë hamendësim ndryshe.

Piloti nga Romanja arriti fitoren e tij të parë në një garë që xhiro pas xhiroje, rriti avantazhin ndaj ndjekësve të tij, mjeshtër absolut i pistës të Termas de Rio Hondo. Johan Zarko i dyti ndërsa Aleks Markez plotëson podiumin.

Me tre italianë që hipën në podium, kampioni në fuqi Banjaja nuk ia doli të lërë gjurmë pasi u rrëzua nga fundi dhe mbylli në zonën ku nuk kishte pikë.

Mbërritja 10 pilotëve të parë:
1    M.  Bexeki   44:28.518
2    J. Zarko   +4.085
3    A. Markez   +4.681
4    F. Morbideli   +7.581
5    J. Martin    +9.746
6    J. Miler   +10.562
7    F. Kuartararo    +11.095
8    L. Marini    +13.694
9    A. Rins    +14.327
10    F. Di Xhanantonio    +18.298

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!