Këln shkel rregulloren, rrezikon merkaton dhe gjobë

Nuk është ende zyrtare, por sipas raportimeve nga shtypi gjerman, një dënim i rëndë është në rrugë e sipër për Këlnin që militon në Bundesligë.

FIFA pritet ta ndalojë klubin nga operimi në tregun e transferimeve në dy sesionet e ardhshme. Kjo pason faktet rreth nënshkrimit të sulmuesit Jaka Cuber Potocnik. Këlni e kishte bindur që të zgjidhte kontratën me Olimpija Ljubljana, në mënyrë që të mos paguante koston e kartonit.

Për këto arsye, Këln vihet në shënjester teksa do të duhet të paguajë edhe një gjobë prej 54 mijë eurosh për Olimpija. Potocnik u pezullua për katër muaj. Këlni ka tani 20 ditë për të apeluar në CAS./Foto: Twitter/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!