Skocia trondit Spanjën, Andorra Kosovën

Sfidat kualifikuese për Euro 2024 dhuruan emocione dhe surpriza edhe ditën e sotme. Në Grupin A, Spanja u mund 2-0 nga Skocia. Pavarësisht këmbënguljes dhe dominimit të spanjollëve ishin konkretizimet e skocezëve ato që vendosën në këtë përballje. Ndërkaq, Gjeorgji – Norvegji u mbyll pa fitues 1-1.

Sot ishte edhe prova e dytë për Dardanët. Kosova nuk ia doli të merrte më shumë se një barazim ndaj një kundërshtari modest si Andorra. Goli i Zhegrovës u mbërrit nga ai i Albert Rosas brenda vetëm 2 minutash duke bërë që kosovarët të koleksionojnë barazimin e dytë në radhë.

Po në Grupin I, Zvicra vijon me rezultatet pozitive duke triumfuar ndaj Izraelit me rezultatin 3-0, teksa edhe Rumania vijon garën me pikë të plota pas fitores përballë Bjellorusisë.

Për llogari të Grupit D, Kroacia me Kovaçiç protagonist, mposhti Turqinë duke u renditur e dyta në grup me pikë të barabarta me Uellsin. Këta të fundit siguruan një fitore minimale ndaj Letonisë.

Kështu u mbyllën sfidat kualifikuese të muajit mars me ëndrrën “Euro 2024” që ekipet do të kenë mundësi ta vijojnë në qershor.

Kualifikueset, Euro 2024:

Grupi A:
Gjeorgji – Norvegji 1-1
Skoci – Spanjë 2-0

Grupi D:
Turqi – Kroaci 0-2
Uells – Letoni 1-0

Grupi I:
Kosovë – Andorrë 1-1
Rumani – Bjellorusi 2-1
Zvicër – Izrael 3-0/S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!